Shqipëria do të presë ditën e nesërme samitin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Pas samitit të ditës së sotme, ku Tirana priti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të enjten “zbarkon” në kryeqytetin shqiptar komisioneri për Zgjerimi e BE-së, Oliver Varhelyi.
Komisioneri për zgjerimin do të mbërrijë mëngjesin e së enjtes ku do të mbajë fjalën hapëse së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Në 10:45 liderët e Ballkanit Perëndimor do të realizojnë foton familjare së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Më pas, do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme mes ministres së Arsimit, Sportit Orgerta Manastirliu, rektorit të Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe rektores së Kolegjit të Evropës në prezencën e kryeministrit Edi Rama dhe Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Në orën 12:30 do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët për shtyp mes Ramës dhe Varhelyit.
Samiti Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës ka në fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Përmes këtij samiti pritet që BE të nxisë rritjen ekonomike të rajonit, përshpejtimin e reformave të duhura, dhe kryerjen e investimeve, që mund të avancojnë procesin e zgjerimit të BE-së me këto vende.
Plani i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor bazohet në 4 shtylla kryesore.
-Rritja e integrimit ekonomik me Tregun Unik të Bashkimit Evropian.
-Rritja e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes Tregut të Përbashkët Rajonal.
-Përshpejtimi i reformave themelore
/rtsh.al/