Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lënë Shqipërinë teksa është përcjellë në aeroportin e Rinasit nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Zelensky vizitoi sot Tiranën në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore ku adresoi disa mesazhe kryesore kur theksoi se paqen në Evropë duhet ta ruajmë të gjithë.
Ajo kërkoi nga Ballkani Perëndimor të mbështesin planin e Ukrainës me 10 pika për paqen.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Zelenski tha se bashkëpunimi dhe zhvillimi i samiteve të tilla ndihmojnë në ruajtjen e rendit botëror dhe vlerave demokratike.
Gjithashtu presidenti Zelenski kërkoi që të bashkëpunohet për bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit.
“Këto janë ato parime që përkufizojnë siç duhet çdo gjë të mirë që mund të ofrojë një kob dhe rendi botëror.
Ne duhet së bashku të ndalojmë Rusinë dhe të fokusohemi në bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit dhe të punojmë së bashku për të nxitur ekonominë. Duhet të bëjmë gjithçka që ndihmat dhe armatimet që duhet t’i jepen Ukrainës.
Faleminderit për vullnetin e qartë që keni shprehur sot dhe kjo rëndësi të madhe për ne. Ukraina si dhe i gjithë rajoni i Evropës Juglindore duhet të vijojmë të bashkëpunojmë dhe të ecim përpara, natyrisht të mbështesni edhe planin tonë me 10 pika për paqe.
Luftën e nisi vetëm një njeri, por planin për paqe duhet ta bëjmë të gjithë së bashku.
Duhet të bazohemi në rregullat e ruajtjes së rendit botëror dhe duhet te na ndihmoni”, tha Zelenski.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik të qartë nga ndikimi rus dhe se Putin do të bëjë gjithçka që të destabilizojë rajonin për të mbijetuar politikisht.
Për të shmangur këtë tha Rama, Ballkani po punon drejt forcimit të institucioneve që konfliktet të zgjidhen me bisedime paqësore.
“Në Ballkan ne nuk jemi një rajon pa probleme, jetojmë në një terren ku është derdhur shumë gjak. Në të njëjtën kohë duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për atë çka është interes i përbashkët dhe pastaj të diskutojmë paqësisht për atë që nuk biem dakord. Duhet të forcojmë institucionet, ekonominë dhe demokracinë tonë dhe sa më shumë fuqi të marrim në këtë drejtim aq më pak do të jemi të rrezikuar për atë që është ende e pazgjidhur. Edhe një herë po ka në rrezik të qartë real për Ballkanin Perëndimor, pro askush nuk duhet ta shoh se ushtria ruse vjen këtu, por ajo që ndodh në Ukrainë mund të përsëritet në mënyra të ndryshme duke vënë në pikëpyetje themelet e rendit tonë botëror. Lufta është po kaq pranë sa jemi ne këtu. Nuk duhet të luajmë me zjarrin. Duhet të ruajmë një qëndrim dhe mendim të qartë në lidhje me Ukrainën. Nëse humbasim këtë qartësi rrezikojmë të hymë në një fazë errësire”, tha Rama.
/rtsh.al/