Trajneri i famshëm spanjoll, Pep Guardiola aktualisht është duke udhëhequr skuadrën më të mirë në botë, Manchester Cityn. Ai ishte në një situatë të ngjashme pak më shumë se një duzinë vjet më parë, kur drejtoi Barcelonën e mbushur me yje dhe fitoi trofe pas trofesh.
Për këtë arsye ai mori një pyetje shumë interesante dhe i dha një përgjigje interesante dhe diplomatike. Pyetja që mori ishte: “Ekipi aktual i Mançester Sitit apo ai legjendar i Barcelonës… kush mendoni se është më i mirë?”.
“Kjo pyetje është e ngjashme me atë se kë do më shumë, nënën apo babain”, u përgjigj spanjoll në mënyrë intriguese.
Aktualisht, City i Pep Guardiolës është sundimtari i Evropës (Champions League), i botës (Kupa e Botës për Klube), si dhe në Angli (Premier League dhe FA Cup).