FC Shkupi pas kthimit nga Bolu, ku edhe zhvilloi fazën kryesore të përgatitjeve, nga e hëna i është kthyer punës në Çair. Ashtu sikurse po afrohet dita e ndeshjes së turit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, në ekip ka ndodhur një risi. Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Suad Sahiti (28 vjec), i cili nuk është emër i panjohur në futbollin vendor.
Shkupi dhe Sahiti u dakorduan për kontratë një vjeçare me opsion për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.
“Ndjehem i lumtur që jam pjesë e Shkupit. E di që kanë tifozeri të zjarrtë dhe në këto vitet e fundit është një klub shumë mirë i organizuar dhe në nivel shumë të lartë Besoj se me ekipin që e kemi në fund të kampionatit të gjithë së bashku të jemi të lumtur dhe të festojmë titullin kampion”, ishin fjalët e para të Sahitit, pasi veshi fanellën e klubit.
Sahiti karrierën e kishte nisë te klubi Hajvalia, që më pas të vazhdojë te Rabotniçki (RMV), Skënderbeu (Shqipëri), Larisa (Greqi), Septemvri (Sofje në Bullgari), Ëisla Plok (Poloni), Zrinjski Mostar (BeH) dhe Shibenik (Kroaci), ndërsa sezonin e kaluar ishte pjesë e Llapit të Kosovës.
28-vjeçari Sahiti, në këtë mënyrë rikthehet në futbollin e vendit tonë, ndërsa kujtojmë se ai ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Kosovës në vitin 2017.