Dje (26 qershor 2022) u mbajt turniri tradicional i organizuar nga xhamia “Abdyl Frashëri” në diasporën shqiptare në Traisen të Austrisë në krye me: Sulejman Zendeli –kryetar, Qemajl Asipi -zv. kryetar, Irfan Jashari–arkëtar, Nuran Agushi -zv. arkëtar, Jashar Beluli –sekretar dhe Jonuz Zendeli- zv.sekretar si dhe: Kryesia e sportit, shkruan Open-TV.
Ridvan Limani, Lumni Zendeli, Lavdim Jahiji e Abdulaziz Zilbeari.
Në këtë turnir kanë marrë pjesë ekipe të futbollit nga qytete të ndryshme te Austrisë si:
Ekipi Shoqata “Shqiponja” nga Traiseni
-Shoqata Shqiponja, Traisen
-Besjana, Wien
-Xhamia Abdyl Frashëri
-Bish, Wien
-Xhamia Gänserndorf
-Xhamia Abdyl Frasheri juniors
-Fc Warriors
-Ahiret Bestattung
-Gaziantep
-Xhamia Vllazërimi
-Xhamia Bashkimi ,Linz
-Ekipa Smoki
Ndërsa katër vendet e para i fituan këto ekipe:
1-Besjana, Wien
2-Shoqata Shqiponja, Traisen
3-Xhamia Abdyl Frashëri
4-Bish, Wien
Në fillim të këtij turniri në futboll me një minutë heshtje u nderua jeta dhe vepra e shkrimtarit të njohur shqiptar, Abdyl Frashëri, i cili ka qenë deputet shqiptar në mexhlisin Osman dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në vitin 1877, Abdyl Frashëri atëhere deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman, u zgjodh kryetar i komitetit Qendror për mbrojtjen e te drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll.
Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës.
Abdyl Frasheri nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë.
Mysafir special i ketij turniri, enkas nga Gjermania, ishte shkrimtari shqiptar i nderuari dhe shumë i respektuari z.Bahri Shyti.
Gjithashtu dhe hoxha i nderuar z.Halim Sulejmani nga fsh.Hotël
Faleminderim i veçant shkon dhe për Klubin e futbollit ËSV Traisen me në krye z.Fidan Limani për lejimin dhe shfrytezimin e fushës së futbollit në Traisen si dhe sponsorët që e realizuan këtë turnir madhështor:
– Protect Bau GmH ~ Mevludin Zendeli
– ABC Autoservice ~ Burim Asani
– Autodienst Sinani ~ Ismail Sinani
– Firma Blitz Sauber Imeri ~ Muamet Imeri
– Exclusive Friseur Salon ~ Burhan Sulejmani
– Restaurant Te Sofra ~ Sevdail Zendeli
– Hufschmied Sulejman Zendeli
I faleminderojmë nga zemra që të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë ekipin e xhamisë për organizimin e bërë, me shprese që të rinjtë të vazhdojnë të mirën sa më shumë me sport për një jetë më të bukur dhe të shëndetshme./Open-TV.