“Përtej Valixhes diplomatike” do të jetë vepra më e re e autorit, Halim Hyda nga Kumanova, diplomat në Bern të Zvicrës në pozitën e zv/ambasadorit.
Në këtë libër bëhet fjalë për kulturën diplomatike në BE: Gjermani, Austri dhe me theks të vecant në Zvicër. Zhvillimet politike tek ne dhe BE. Niveli dhe kultura e persanaliteteve politike në perendim. Më shumë për librin pasi të dalin nga shtypi, kurse tash do tju njoftojmë me biografinë e autorit, karrieren politike, angazhimet dhe mirënjohjet në vend dhe jasht. Kontributi në diaspor dhe donacionet e bërë në nivel të republikës për arsim, shëndetësi etjerë, si dhe në forma më të tjera direkt në institucionet arsimore të Kumanovës dhe Likovës.
Kush është Halim Hyda?
Halim Hyda i përket brezit të parë të diplomatëve shqiptarë, të cilët hynë në shërbimin e jashtëm pas viteve 90-ta dhe me fillimin e pluralizmit dhe demokracis në vend.
Në diplomaci, Halim Hyda vinte pas një karriere të gjatë pedagogjike por mbi të gjitha pas një karriere të bujshme politike, duke qenë protagonist i drejtpërdrejt i të gjitha organizimeve politike dhe demoktratike në vend duke ushtruar funksione të ndryshme politike, si në nivel komunal gjithashtu edhe në nivel Republikan.
Gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare, Halim Hyda, angazhimin akademik e fokusoi edhe në mësimin e gjuhëve të huaja, vecanërisht asaj gjermane, e që kjo më vonë i krijoi përparësi që brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të jetë në Drejtorin Politike Bilaterale me kompetenc për shtetet: Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Në kohën kur shqiptarët kishin më tepër se kurrë nevojë për mbështetje diplomatike në botën perëndimore, Halim Hyda, u gjend në krye të detyrës si Konsul i Republikës së Maqedonisë në Bern te Zvicrës gjatë viteve 1998-2002.
Siç do të provohej ndër vite, Halim Hyda e kishte marrë veç se “pasaportën e një diplomati të besuar”, duke vazhduar të ngelet urë lidhëse shumë e rëndësishme mes shtetit dhe vendeve gjermanisht folëse. Kjo u dëshmua më së miri gjatë krizës politike në vend në vitet 2006-2008, ku kontributi i Halim Hydës ishte lidhja kryesore mes liderëve politik shqiptar në vend dhe ambasadorëve të vendeve në fjalë për tejkalimin e ngërcit politik.
Halim Hyda karrierën e rradhës diplomatike do ta vazhdonte në Viennë të Austrisë dhe Bratislavë të Sllovakisë nga viti 2010-2014 në pozitën e zëvendës ambasadorit, ku gjurmët dhe frutet e punës së tij akoma janë të dukshme dhe frytëdhënëse.
Pas vitit 2014, për përgatitjen profesionale do të kalojë edhe në Ministrin e Puneve te Jashtme të Gjermanisë në Berlin, Bruksel dhe Viennë.
Në vitin 2018, Halim Hyda u emërua në misionin e ri diplomatik, u.d Ambasador në Bern të Zvicrës, detyrë që e kreu me shumë sukses dhe lëvdata.
Aktualisht, Halim Hyda është diplomat po në Bern të Zvicrës në pozitën e zv/Ambasadorit.
Halim Hyda, ka gjthsej 11 tituj shkencor si në pedagogji, psikologji dhe diplomaci dhe mbi 300 punime të publikuara në konferenca të ndryshme shkencore në nivel vendi dhe atë ndërkombëtare .
Disa nga veprat e autorit janë:
-Roli i familjes në ngritjen e brezave të ri;
-Edukimi në adoleshencë;
-Mësimi interaktiv; etjerë;
-Diplomacia dhe kultura politike e munguar;
-Përtej Valixhes diplomatike, është vepra më e re e autorit.