Të nderuar miq, mbrëmë kisha priviligjin që në cilësinë e kryetarit të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, ti shpall të hapura Takimet Poetike të Karadakut, të 30-at me radhë. Ky vit jubilar, bashkoi shumë poetë e poete nga shumë qytete shqiptare të cilët bënë të jehojë zëri i poezisë shqipe në mesin e qytetit të Kumanovës pikërisht me 11 mars datë simbolike kjo që lidhet me demonstrata studentore të vitit të largët 1981.
Gjatë fjalës sime vura theksin tek nisma shumë fisnike e disa intelekualëve relatvisht të rinj në moshë si Fadil Bekteshi, Nehas Sopaj, Bejtush Mehmeti, Burhanedin Xhemaili, Zejnure Salihu, Abdurrahman Thaçi, Hajrullah Misni, Nehat Jahiu, Mumin Zeqiri, Ismail Ganiu, Arben Ibrahimi, Selajdin Shbani, Sunaj Raimi dhe disa të tjerë të cilët bënë të mundur themelimin e këtj Klubin në vitin e largët1992 ndonëse kishin shumë pengesa të natyrave të ndryshme jo vetëm nga shteti ynë i atëhershëm.
Por privilegji mori peshën e nderimit kombëtar kur në emër të Kryesisë ndava çmimin special ‘’JEHONA E 11 MARSIT ‘’ për shkrimtarin e njohur dhe veprimtarin e dalluar Profesor Avni Deharin. ‘’Çmim që peshon shumë sepse vjen nga vendlindja ime’’, ishin këto fjalët e Avni Daharit që morën ndjesi tek të gjithë të pranishmit.
Poashtu kisha nderin të ndajë edhe tre Çmimet e Fituesve “Fadil Bekteshi”, edhe atë vendi i parë për poetin e njihur nga Presheva Bilall Maliqin, vendi e dytë për poeten nga Korça e Shqipërisë Gerta Bandilli dhe vendin e tretë për poetin nga Tetova Daim Iljazi.
Në këtë 30 vjetor, kryesia ndau Plaket për anëtarët kyç që themeluan Klubin, ndërsa Plaket pas Vdekje u nda për poetin e ndjerë Fadil Bekteshi, i cili siç e ceka gjatë fjalimit tim ishte një promotor i pakund shoq i organizimeve kulturore tek ne.
Manifestimin e nderoi Ministri i Administratës Publike dhe Shoqërisë Informatike Admirim Haliti, kryetari i Komunës së Kumanovës Maksim Dimitriveski, kryetarja e Klubit të Shkrimtarëve Oeneum nga Tetova poetja Behare Neziri, kryetari i Klubit letar Bota e Re nga Korça Eris Rusi, kryetari i Klubit letrar Nosoti nga Kamenica, poeti Nexhat Rexha.
Mirënjoje Klubi ndau edhe për personat tjerë post mortum
Zijadin Ismali, Vaid Saihiti, Fehmi Zylfiu, Rahim Ganiu, Nuri Rexhepi-Dana, ndërsa mirënjohe për personat që ndihmuan në funksionimine Klubit ndër vite ishin për Kalosh Çeliku, Nazmi Beqiri, Ismail Bilalli, Ali Qerimi, Arta Selmani, Etem Xheladini, Ixhrete Mustafa, Fersan Bina, Nusrete Kamberi, Berat Aqifi, Agim Rushiti, Demush Bajrami, Teuta Rexhepi , Nexhat Aqifi, Selver Ajdini, Komunës së Kumanovës Komunës së Likovës, Komunës së Çairit, Komunës së Gostivarit.
Ndërkaq poetët pjesëmarrës ishin Flora Brovina me të cilën dhe u hap Ora e Madhe Letrare, Mexhit Mehmeti, Ejup Ajdini, Bilall Maliqi, Alketa Spahiu, Nexhat Rexha, Enkelejda Mitrollari, Ismail Baftjari, Nexhat Çoçaj, Arben Rashkaj, Sinan Sadiku, Gerta Bandilli, Gurali Spahillari, Istref Haxhilleri, Arben Ibrahimi, Daim Iljazi, Adem Abdullahu, Selvete Abdullahu, Bajramali Selimi, Shefqete Gosalci, Begzad Rrahmani, Avni Shaqiri, Sulejman Mehazi, Berat Sadiku, Rexhep Abazi, Selajdin Shabani, Sunaj Raimi, Mejrem Kajolli-Tusha, Bajram Ramadani, Hysen Kqiku, Arsim Halili.
Me tej gjeni fjalimin tim:
‘’Ky 30 vjetor na gjen në një atmosferë krejtësisht tjetër nga rrethanorët politik aspak të favorshëm që ishin në vitin e largët 1992 kur u themlua ky klub e ku pa dyshim meritën kryesore e kishte poeti i ndjerë Fadil Bekteshi njëherot dhe kryetar i parë i Klubit të Shkrimtarëve ‘’Jehona e Karadakut’’. Ishte letërsia, ishte dashuria për vetë poezinë, ishte ideali dhe këmbëngulja e pakompromis e disa intelektualëve realtivisht të rinj në moshë si Fadil Bekteshi, Nehas Sopaj Bejtush Mehmeti, Burhanedin Xhemaili, Abdurrahman Thaçi, Zejnure Salihu, Mumin Zeqiri, Nehat Jahiu dhe disa të tjerë që morën guximin të thmelojnë njërin nga Klubet e para të Shkrimtarëve në Maqedoninë e Veriut me emër shumë simbolik ‘’Jehona e Karadakut’’. E them guximin sepse në atë kohë, ndonëse ishim në pluralizëm formalisht por brendësisht sistemi politik i kohës nuk e dëshironte intelektualizmin shqiptar, nuk i përballonte poetët dhe romansierët e rinj të botoheshin lirshëm dhe të vepronin lirshëm në gjuhën shqipe. Klubi normalisht përgjatë 30-të viteve pati ngritjet e veta shumë cilësore në botime me theks tek revista ‘’Doruntina’’ por gjithashtu pati dhe situata jo shumë të favorshme për mbijetesën para dhe pas Konfliktit të armatosur të vitt 2001. Pa modesti e themi se përveç të ndjerit Fadil Bekteshi që ishte promotor i pakund shoq i funksionimit fillestar të Klubit, njeriu kyç për vazhdimësinë e funksionimit të klubit ishte shkrimtari i njohur nga Kumanova Burhanedin Xhemaili pa angazhimin e të cilit në disa periudha të caktuara nuk do të kishim vijimësi në frymëmarrjen kulturore të klubit dhe të “Takimeve Poetike të Karadakut”. Tani kur jemi në një eveniment festiv simbolika e 11 marsit që ishte dhe mbeti imazhi kyesor i Takimeve Poetike na bashkon përsëri kur Klubi për herë të dytë do të ndajë një çmim special me titull ‘’Jehona e 11 Marsit’’. Herën e parë ku çmim iu dha shkrimtarit të njohur dhe simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçit’’.