Shkruan: Etem Xheladini
A thua na qenka qendër vendim – marëse Strumica e Zoran Zaevit alias Kovaçevskit? Lideri politik (Z.Zaev) i subjektit maqedonas, pra SDSM-ës, te një pjesë e votuesve shqiptar, po edhe të disa subjekte politike shqiptare, ka marrë primatin e një “engjulli” duke ngritë me këte epitet në zgjedhjet lokale në një komunë shqiptare para 6-viteve. Deri kur do ti lejohet Zaevit, alias Kovaçevskit, dhe disa liderëve politik të subjekteve shqiptare (siç dëshirojnë ti quajnë ata), me këto akrobacionet të tyre duke damtuar rëndë kauzën kombëtare shqiptare.
A nuk po e shohinë popullata kaosin dhe shkapërderdhjen, që po ndodhë në taborin e partive politike shqiptare. A thua a nuk po e kuptojmë lojën e Z. Zaevit, alias Kovaçevskit, ku shqiptarët po i përdorin si xhoker për të bëre politik, edhe ate duke i llogaritur si gomë rezervë, që kur ti duhen 61-vota, ai i siguronë me deputet të partive shqiptare, si dhe ate kur të donë i merrë në pushtet, e kur të donë i dërgon në opozitë, ” lojën”, që dinë ta luan një LSDM-ist i përbetuar. Loja e tillë filloi kur subjektet politike shqiptare, na u paraqitën para ca kohësh me platformë të përbashkët kombëtare, të propozuar në takimin e Tiranës, platformë e cila para shqiptarëve të Iliridës-Maqedonisë, po edhe para popullatës së Shqipërisë e Kosovës kurrë nuk u shpalosë.
Ajo që ishte më e keqja se secili subjekt politik shqiptar këte platformë të famshme të Tiranës e komentonte siç i konvenonë, ku për disa cikle zgjedhore ju shërbeu si bazë për të akuzuar oponentët partiak, e në veçanti ata që ishin pjës e Qeverisë, se gjoja nuk po e përfillinë platformën kombëtare.
Por, kur tani Strumica u bë qendër nga po na dalin këto platformat gjëja kombëtare për shqiptarët, po shkrihen shumë shpejtë te agjenda e ” Gjelbërt” si projekt i aprovuar në Reçicë të vogël. Platformat kombëtare të sjellura për shqiptarët në Reçicë të vogël, si dhe Strumicë , tani u vërtetuan se popullatës shqiptare kurfar lavërdie nuk i sollën, pos përçarjes së skajshme.
Nga takimet e tilla të subjekteve politike qoftë shqiptare, apo edhe subjekteve që po aprovojnë multietnicitetin maqedono-shqiptare, çorbë që e provuan ASH, BESA, e së fundiedhe ALTERNATIVA, është vazhdimësi e lojës dhe taktizimeve të Zaevit, alias Kovaçevskit, që kur duan subjektet shqiptare të ngjitet në maje të politikës duke qenë pjesë e Qeverisë ju hiqen shkallët.
Për keqëardhje në momentin kur subjektet politike shqiptare shprehin një ngazllim me ardhjen në pushtet, Zaevit, alias Kovaçevski, nga selia e qendrës në Strumicë partnerëve ju çon porosi, si atyre më parë edhe partnerit të ri qeveritar, që mos të kushtëzojnë për diçka që është kockë e papranueshme për maqedonasit?!
Partneri i ri e nje mirë Zaevin, alias Kovaçevskin duke pasur përvojën e 2017, kur i’a pruni punën me dal nga Qeveria! Si SDSM-ja, po edhe VMRO-DPMNE, kur janë në pyetje subjektet politike shqiptare nuk kanë rregulla loje dhe jo që nuk respektojnë parimet e partneritetit, por në rrethanat kur gjejnë hapësirë për ti manovruar, bëjnë nënçmime, që vetëm ata që janë verbuar për pushtet i përballojnë. Deri kur do të lejohen këto manovrime e nënçmime do të dëshmon koha!