• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 21, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Kosovë

Presidenti Bajden i bën thirrjen e fundit Serbisë për njohjen e Kosovës / Lufta në Ukrainë, në prag

February 12, 2022
in Kosovë
Presidenti Bajden i bën thirrjen e fundit Serbisë për njohjen e Kosovës / Lufta në Ukrainë, në prag
Share on FacebookShare on Twitter

NGA: IDRIZ MORINA

Orët dramatike për Evropën dhe botën po afrohen shumë shpejt! Vetë ditët e fundit ishin shumë dramatike. Thirrjet dhe alarmet për të shmangur luftën Lindje-Perëndim, NATO-Rusi, ishin të vazhdueshme, sa jepnin shpresë aq humbnin.

SHBA-ja pat paralajmëruar javë më parë se një sulm i Rusisë me qëllim pushtimin e Ukrainës mund të ndodhë kah mesi i muajit shkurt. Ndërsa, tashmë besohet se ky sulm do të ndodhë ditëve në vijim në javën që po hyjmë.

E gjithë bota tashmë po e pret si në ankth zhvillimin më dramatik në Ukrainë dhe rreth saj, e frikësuar për pasojat që ajo mund të krijojë. Të gjithë luten dhe duan, që në rast lufte, vetëm ballafaqimi nuklear të mos ndodhë.

Shpresat për shqiptarët

Por, në gjithë rrezikun e shpërthimit të shpejtë të një lufte në Ukrainë, që rrezikon të dalë jashtë kufijve të saj, për shqiptarët ka ardhur edhe një mesazh i fuqishëm mbështetës, për të garantuar sovranitetin e rrezikuar në turbullira ndërkombëtare.

Kështu në mes të rrezikut serioz për një përplasje ushtarake Rusi-NATO, kjo e fundit në krye me SHBA-të, presidenti i saj është kujdesur edhe njëherë, që t’i çojë mesazh Serbisë, se ajo e din, se s’ka rrugë tjetër, përpos njohjes së Kosovës.

Aktualisht SHB-ja pas urdhërit që shtetasit amerikan ta braktisin brenda 48 orëve Ukrainën, ka urdhëruar edhe stafin e ambasadës së saj në Kievë, që ta braktisë këtë shtet. Ngjashëm kanë vepruar edhe shumë shtete të tjera.

SHBA-të së fundi kanë urdhëruar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe stafi i saj në mision në OSBE, prani e cila po e vëzhgon prej vitesh luftën e forcave qeveritare ukrainase dhe të atyre seperatiste të mbështetura nga Rusia.

Thirrjeve që shtetasit e tyre ta braktisin Ukrainën, i është bashkuar edhe Shqipëria.

Sot në mëngjes, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bëri thirrje shqiptarëve, që të largohen sa më parë që andej. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë të shoqëruar edhe me shenja të rrezikut.

Po ashtu, brenda kësaj thirrje sikurse kanë bërë edhe shtetet tjera të aleancës perëndimore, kërkohet që shqiptarët të mos udhëtojnë drejt Ukrainës.

‘Nuk ka më kohë’

Vetë presidenti Biden dhe CIA kanë lëshuar një njoftim urgjent për vendet e NATO-s se pushtimi rus në Ukrainë do të nis me 16 shkurt, dhe se mund të paraprihet nga një sulm kibernetik.

Sipas Sekretarit të shtetit amerikan, Blinken, nuk ka më kohë, dhe se është vetëm çështje ditësh se kur Rusia do ta fillojë pushtimin e Ukrainës.

Zërat për diplomaci dhe paqe thuajse kanë përfunduar, dhe e vetmja shpresë ende është tek biseda telefonike që sonte do ta bëjë presidenti amerikan Biden me diktatorin rus Putinin.

Ndërkohë, Këshilltari për Siguri i Presidentit Biden, Jake Suvillan ka thënë se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo moment, por se nuk dihet nëse këtë urdhër e ka dhënë presidenti rus Vladimir Putin.

Sipas Ukrainës në rajonin lindor të saj ku po luftohet me seperatistët rusë, nga viti 2014 janë vrarë mbi 14.000 veta.

Rusia ka dërguar të gjithë arsenalin e mundshëm luftarak në kufirin tokësor dhe detar me Ukrainën, përfshirë edhe Krimenë, nga ku mund të dërgojë forcat amfibe, dhe po ashtu nga territori i Bjellorusisë, që sipas burimeve ukrainase përbëjnë rreth 150 mijë froca ruse.

Rusia ka dërguar edhe sistemin e saj raketor Iskander, ndërsa si kundërprgjigje perëndimi ka dërguar armatim në Ukrainë, si pajisjet antiraketore izraelite Javelin, antiajrorët amerikan Stinger dhe dronët vëzhgues Bajraktarë të Turqisë.

Po ashtu SHBA-ja ka dërguar trupa shtesë në vendet anëtare të NATO-s, si në Poloni, Rumani e vende baltike dhe po ashtu vendet tjera të NATO-s kanë dërguar armatime shtesë, si Spanja avionë bombardues në Bullgari.

Këto janë vetëm disa zhvillime nga dhjetëra zhvillime më dramatike në Ukrainë, ku pritet vetëm një provokim, apo inskenim i tij, që të fillojë pushtimi rus.

Por, ku është Kosova në këtë mes?

Siç thamë në fillim, në gjithë këto zhvillime rreth Ukrainës, miku i madh i shqiptarëve Joe Biden, është kujdesur, që edhe pse në një letër kutoazie, t’ia kujtojë Serbisë dhe presidentit të saj, se Kosova është e paprekshme.

“Aspiratat e Serbisë drejt BE-së gjithashtu varen nga progresi drejt normalizimi të plotë të raporteve në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të cilat, siç edhe ju e dini, duhet të bazohen në njohje reciproke. SHBA-ja qëndron e gatshme që t’iu mbështes për të punuar në mirëbesim për të arritur një synim të tillë. Familja evropiane nuk është e plotë pa Serbinë dhe pa të gjithë fqinjët e saj”, ka shkruar Biden në letrën e tij.

Pra, ajo që vihet re në letrën e fundit krahasuar me komunikimin në letrat e kaluara, presidenti Biden, thekson, se tashmë ‘Serbia e din”, që normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Kosovën duhet të ndodhë, dhe se bazë e kësaj është njohja reciproke.

Ndërsa, institucionet e Kosovës, përveç një deklarate se qëndrojnë përkrah aleancës në krizën e Ukrainës, e dhënë nga presidentja Osmani, nuk është bërë asgjë tjetër apo nuk ka asnjë njoftim, që institucionet tona ta marrin seriozisht krizën e Ukrainës.

Nëse ndodh një luftë në Ukrainë, dhe përplaset Perëndimi me Rusinë, rreziku për një inkursion serb në veri shtohet, veçmas nëse Rusia ia del që me shpejtësi ta pushtojë Ukrainën! Një epërsi e krijuar nga Moska do ta inkurajonte Republikën serbe të Bosnjës të shpallte ndarjen nga Federata boshnjake, dhe që Serbia të mbështetej për ndërhyrje në veri, për ta bërë fakt të kryer pushtimin e një pjese të Kosovës.

Prandaj, përveç gatishmërisë së presidentit amerikan Biden dhe SHBA-së për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, këtë duhet ta bëjnë edhe vetë institucionet tona, për të mos i lënë shans, Serbisë!

Nëse dështon Rusia, që në goditjen e parë ta pushtojë Ukrainën, atëherë Kosova duhet ta shfrytëzojë situatën për ta goditur Serbinë me diplomaci, si palë me Rusinë, dhe që të përshpejtohet arritja e njohjes së Kosovës nga Serbia.

Related Posts

Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kosovë

Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj

March 20, 2023
Befason katoliku Beka Zefi: Për komb, unë sonte bëhem mysliman – Shikoni reagimin e priftit!
Kosovë

Befason katoliku Beka Zefi: Për komb, unë sonte bëhem mysliman – Shikoni reagimin e priftit!

March 20, 2023
Baba sheh i kërkon martesë të përkohshme me kontratë Ikballe Hudutit, nxehet keq ajo – Ja çfarë ndodh!
Kosovë

Baba sheh i kërkon martesë të përkohshme me kontratë Ikballe Hudutit, nxehet keq ajo – Ja çfarë ndodh!

March 20, 2023
Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?
Kosovë

Rexhën nuk e mbyti kali, por axha i tij!?

March 19, 2023
E rëndë: Nëna rrahet keq nga djemtë e saj, ja ku ka ndodhur!
Kosovë

E rëndë: Nëna rrahet keq nga djemtë e saj, ja ku ka ndodhur!

March 19, 2023
Fatmir Limaj, Albin Kurtit: Jep dorëheqje!
Kosovë

Fatmir Limaj, Albin Kurtit: Jep dorëheqje!

March 19, 2023
Next Post
Lajmi i fundit nga Berna: Zvicra alarmon, këshillon të mos udhëtoni në Ukrainë! Putin në fazën e Milloshevicit…

Lajmi i fundit nga Berna: Zvicra alarmon, këshillon të mos udhëtoni në Ukrainë! Putin në fazën e Milloshevicit…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK