Kryetarja e Forumit të Gruas të Alternativës dega në Kumanovë, profesoresha Lutfije Veseli ka pranuar detyrën e zëvendës drejtoreshës së shkollës së mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë.
Lutfije Veseli e pranoi detyrën nga zëvendës drejtori i tanishëm, profesor Elham Ademi të cilit iu falënderua për kontributin e deritanishëm.
Lutfije Veseli, e lindur në qytetin e Kumanovës, rrjedh nga një familje arsimdashëse. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë në gjimnazin matematikor “I.LL.Ribar” kurse Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë e ka përfunduar në vitin 1995.
Ka filluar me punë si profesoreshë e matematikës në vitin 1997 në gjimnazin “Zef Lush Marku”, shkollën e mesme të mjekësisë “Pance Karagjozov” dhe në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” në Shkup.
Prej vitit 2012 është profesoreshë e matematikës në shkollën e mesme ekonomike “Pero Nakov” në Kumanovë.