Pas barazimit të Shkëndijës me Sileksin, për faqen zyrtare të klubit ka folur trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani:
– Rëndësia e lojës e bëri të veten që ne nuk luajtëm si duhet, veçanërisht në pjesën e parë. Kishim shumë zbrazëtira në mesin e fushës ku nuk ishte faji vetëm i mesfushorëve, por edhe i lojtarëve tjerë, posaçërisht lojtarëve që kanë detyrë të jenë aktiv në sulm. Në pjesën e dytë dominimi i plotë nga ne, krijuam disa raste por nuk arritëm të shënojmë dhe dolëm baraz. Por megjithatë është e natyrshme të luftojmë deri në fund.
– Janë në lojë edhe 12 pikë. Është fakt se ne nuk varemi më vetëm nga rezultatet tona, por mendoj se është e natyrshme të besojmë. Të fitojmë ndeshjet që na presin dhe të shohim si do ecin gjërat. Kjo është mënyra e vetme për ta kthyer ekipin. (Euforia)