Qatip Osmani rikthehet te Shkëndija. Bisedimet e para nuk rezultuan të suksesshme, por, megjithatë, ai tashmë ka arritur të pajtohet me drejtuesit e klubit për t’u rikthyer në krye të Shkëndijës.
Bashkë me ‘Qaton’ te Shkëndija është kthyer edhe Bashkim Livoreka.
“Po, edhe Bashkimi është kthyer”, tha shkurt trajneri Qatip Osmani për Open-TV.
Sukseset dhe trofetë nga e kaluara janë padyshim një masë detyruese dhe emri i Qatip Osmanit është gjithmonë shenjë e rezultateve të reja të mira në Tetovë.
Ky është një paralajmërim i madh për derbin e nesërm në Tetovë mes Shkëndijës dhe Shkupit, ora 15:00. /Open-TV.