Regjisori Musa Isufi nga Kumanova ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Luginë të Preshevës, ku policia serbe po synon të heshtë artin dhe kulturën shqiptare.
“Si regjisor i filmave “Heshta Vret” dhe “I Pabesi” dhe si njeri besoj në lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut, jam kundër anulimit të mbajtjes së premerës së filmave fillimthi ne Presheve e pastaj edhe ne Bujanoc, Republika e Serbise, nga ana e policisë së shtetit të Serbisë. Kjo është një shkelje e qartë e lirisë së shprehjes dhe e të drejtave të njeriut. Ne mbështesim të drejtën e artistëve dhe kreativitetin për të shprehur veten e ton dhe vlerat tona kombëtare në mënyrën që ne zgjedhim. Filmat trajtojnë të kaluarën tone e cila është burim i rëndësishëm i frymëzimit dhe ideve, e kaluara na meson dhe na ndihmon të kuptojmë rrënjët dhe zhvillimin e kulturës, na lejon të gjejmë frymëzim në ide dhe koncepte që kanë mbijetuar ndër shekuj dhe vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot si dhe për zgjidhjen e sfidave të ardhshme! Por disa persona me pamje të njeriut përbuzin atë që nuk arrijnë të kuptojnë. Turp!!!”, është shprehur Isufi. (INA)