Koalicioni VLEN mbrëmë ka mbajtur tubimin qendror në fshatin Hotël të komunës së Likovës. I pranishëm në këtë tubim të madh ishte edhe Hysni Shaqiri, emri I të cilit disa herë u thirrë nga masa e tubuar. Tani djali I ish deputetit dhe nënkryetarit të kuvendit të RMV-së, Hysni Shaqiri, Rijad Shaqiri është në listën e Koalicionit VLEN.
Hysni Shaqiri në një prononcim ekskluziv për Open-Tv ka folur për daljen e djalit të tij Rijadit kandidat për deputet dhe sygjerimin që ia ka bë atij.
“Ne jemi rritur në një familje ku prindi im ka qenë i burgosur dhe i përndjekur deri në përfundimit e sistemit komunist. Këtë edukatë ua kam përcjellë edhe fëmijëve të mi. Djali im ka pasur mundësi të marrë nga unë dicka, edhe pse koha ka ndryshuar shumë. Dalja për kandidat për deputet është një përgjegjësi. Besoj se e ka kuptuar nga të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur. Koha i lind njerëzit, por edhe njerëzit e lindin kohën. E kam sygjeruar se interesi kombëtar është i pazëvendësueshëm”, deklaroi mes tjerash Hysni Shaqiri për Open-TV.
Në videon e mëpsohtme mund të ndiqni deklaratën e Hysni Shaqirit për Open-TV.