Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim në Vilnius me Asta Skaisgirytën, këshilltare kryesore e Presidentit të Lituanisë. Temë e takimit ishte perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe Presidenca lituaneze e Këshillit të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2027.
Sali tha se zgjerimi, si një nga prioritetet e shpallura të Lituanisë, është mundësi për ta forcuar një proces të besueshëm, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita.







