Futbollisti me përvojë i Bashkimit të Kumanovës, Sami Alili, ka folur për Open-TV për fillimin e fazës përgatitore, synimet e klubit dhe konkurrentët për titull në Ligën e dytë.
“Përgatitjet kanë filluar shum mirë. Jemi të motivuar shumë, sidomos me ardhjen e trajnerit të ri Florim Ymeri. Kjo fazë është e vështirë, është faza më e rëndë, por do ta tejkalojmë”, ka deklaruar Sami Alili.
“Objektivat tona si klub janë të jemi aty nga mesi i tabelës, sepse jemi debutues në ligën e dytë. Me prurjet e reja që ka sjell dhe do të sjell kryesia shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit”, shtoi ai.
“Mendoj se konkurrentë për titull do të jenë: Besa, Pelisteri dhe Bellasica”, përfundoi Sami Alili, njëri prej të meritorëve që Bashkimi u ngjit në Ligën e Dytë. Sezoni i ri në Ligën e dytë pritet të fillojë nga mesi i muajit gusht. (Open-TV)