Në fshatin Llojan të komunës së Likovës xhiruam me grupin e Open-TV, gazetarin Selajdin Shabani dhe operatorin Muhamed Beluli, për ciklin e emisioneve dokumentare “Historia e fshatit tim”.
Rrëfime të profesorit të gjeografisë, Afrim Zimeri, kanë të bëjnë me historikun e fshatit, luftëtarinë e lirisë, Sadik Llojani, xhaminë “Haxhi Hesat”, migrimin e gjeneratave të reja, kufirin që për dekada nuk po hapet, për emigrantët, për gurët e lashtësisë, për minierën që assesi të rifunksionalizohet…!
Falënderojmë profesorin Afrim që na i hapi dyert e shtëpisë, duke na pritur ngrohtësisht. Gjithashtu falënderojmë për mbështetjen komunën e Likovës dhe kompanitë e suksesshme të shqiptarëve nga Llojani në Zvicër, “Automels GMBH” me pronar Islam Islami dhe “Autobala AG” me pronar Ilbear Ibraimi-Bala.
Së shpejti në Open-TV.