Pas fitores ndaj Bregallnicës, Shkëndija sot në Tetovë pret të regjistrojë fitoren e shtatë radhazi në kampionat. Duke ditur peshën e këtij takimi, tetovarët nuk kanë alternativë tjetër pos të vazhdojnë me suksesin e radhës.
Para ndeshjes, për Klan Maqedoni ka folur mesfushori anësor, Adenis Shala:
– Mendoj se edhe me Sileksin do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për neve, mirëpo besoj shumë te skuadra që e kemi. Mendoj se me një angazhim maksimal të të gjithëve do ta fitojmë këtë ndeshje pa problem. Për neve gjithmonë publiku dhe Ballistët kanë qenë tifozi ynë i dymbëdhjetë. I ftoj që të vijnë sa më shumë në numër që të na përkrahin në këtë ndeshje, se për ne këto pesë ndeshje janë pesë finale dhe shpresoj që në fund të arrijmë objektivin që e kemi.