Shoqata edukative “Vllaznia” nga Kumanova në bashkëpunim me dy shoqatat “Kalliri i Mirësisë” nga Shkupi dhe “IHAA” nga Turqia kanë marrë një aksion humanitar për të ndihmuar me mjete materiale të prekurit nga tërmeti katastrofal në Turqi dhe Siri.
Sead Ramadani, kryetar i SHE Vllaznia, deklaroi për Open-TV se e mira duhet të kthehet me të mirë, pasi Turqia në zonën e tyre me dekada ndihmon familjet e dëshmorëve dhe jetimëve.
“Jemi dëshmitarë që ditët e fundit njerëzimin në rajonin e Turqisë dhe Sirisë e kaploi një tërmet me përmasa katastrofale, i cili ka shkaktuar shumë vdekje të numrit të madh të njerëzve, lëndime, dëmtime dhe dëme materiale të prishjes së pasurisë së njerëzve. Turqisë në këto dita i shprehim ngushëllime tona dhe e lusim Zotin që familjarëve të tyre tua lehtësojë këto dita, kurse të vdekurve inshalla i shpërblen me gradat e xhenetit, kurse njerëzimi ti dalë në ndihmë dhe përkrahje”, tha fillimishtë Sead Ramadani nga SHE Vllaznia.
“Tërmeti është një dicka që nuk ka ndodhur me mendimin e një njeriu, tërmeti është një dukuri natyrore, të cilën njerëzimi nuk ka asnjë arsye që të mos t’i ndihmojë këto njerëz të prekur nga tërmeti. Ne shoqata edukative Vllaznia kemi marrë një aksion në bashkëpunim me shoqatat partnere që i kemi Kalliri i Mirësisë dhe IHAA në Turqi e specializuar për kërkim-shpëtim për raste të tilla dhe kanë përvojë ndërkombëtare për raste emergjente për ndihma, katastrofa natyrore dhe humanitare. Pra është e natyrshme tu ndalim në ndihmë dhe ti përkrahim me të mira materiale duke pasur parasysh se Turqia në zonën tonë me vite dhe dekada të tëra ndihmon familjet e dëshmorëve dhe jetimëve, jep bursa për jetim, dmth ia vlen që të mirën me të mirë ta kthejmë të paktën në këtë moment në të cilën gjenden. E kuptoj se ne nuk mund ta zgjedhim çështjen atyre, por të pozicionohemi që të mirën ta kthejmë me të mirë. Shpresojë që Zoti të jetë në anën tonë që mendojmë mirë për njerëzimin”, deklaroi Sead Ramadani nga SHE Vllaznia./Open-TV/
Linku:
https://www.facebook.com/opentvmk/videos/911011273361934