Adenis Shala është në formë të shkëlqyeshme dhe këtë ai e konfirmoi në ndeshjen ndaj ‘Skopje’-s me një tjetër gol atraktiv në kuadër të LPFM-së.
Anësori u fut diagonalisht, i krijoi vetes hapësirë dhe mposhti portierin Andreja Efremov. I gjithë aksioni rrodhi nga kapiteni Ferhan Hasani, i cili pasoi deri te Shala, i pozicionuar në të majtë dhe më pas e kreu detyrën.
Goli i Adenis Shalës ndaj Skopje-s:
Për Shalën ky ishte goli i pestë në fanellën e Shkëndijës këtë sezon.