Mervan Fetahu ka shpërthyer sot në ndeshjen kampionale të Ligës së Tretë-Veri, shkruan Open-TV.
Ai ishte thjeshtë fantastik në përballjen e javës së 12-të mes Besa Vëllazërimi dhe Studena Voda nga Dobërshani i Kumanovës, duke shënuar plot 4 herë në suksesin 5-3 të skuadrës së tij.
Nje gol për skuadrën nga Sllupcani e shënoi Ridvan Ismaili.
Fetahu këto gola i dedikon tifozëve të klubit të cilët e mbështesin skuadrën në cdo ndeshje, qoftë si vendës apo si mysafirë.
Ndeshja e sotme është zhvilluar në stadiumin “Abdulmexhit Shaini” në Sllupçan të komunës së Likovës. /Open-TV.