Shkëndija e Haraçinës ka fituar mega derbin e Ligës së Tretë-Veri, java e 17-të, me rezultat bindës 3-0 ndaj GFK Kumanovo, shkruan Open-TV.
Haraçinasit e deshën më shumë fitoren dhe këmbëngulësia e tyre bëri që mysafirët të lëshojnë kokëulur stadiumin “Hasanbeg Arena” në Hasanbeg.
Shuajb Aliti shënoi dopietën e parë në këtë sezon në minutat 25′ dhe 50′, kurse Emir Aliu e vulosi fitoren në minutën e 83-të të takimit për rezultatin final 3-0.
Shkëndija tani iu ka afruar në vetëm një pikë liderit Kumanovo, (42 me 43 pikë).
Ndryshe, derbi u luajt në atmosferë madhështore në prani të mbi 1.500 shikuesve, kurse Çlirimtarët ishin ata që u përkujdesën për ambienin e bukur sportiv.
Mjaftë shikues kanë mbetur edhe jashtë stadiumit, duke e ndjekur ndeshjen mbi muret e stadiumit, madje pati edhe mbi kulmet e disa shtëpive.
Ky derbi i ishte besuar arbitrit të Ligës së parë Stojance Trpçevskit nga Kavadari.
Të shtojmë se forca të shumta policore kanë qenë të pranishme në dhe rreth stadiumit, për shkak se derbi ishte shpallur me rrezik të lartë.
Vlen të shtohet se orgazimi i ndeshjes nga KF Shkëndija ishte në mënyrë perfekte. Pas përfundimit të derbit, shkëndija organizoi iftar të përbashkët me lojtarët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit. (Open-TV)