Në Gostivar është zhvilluar xhiroja e dytë në futboll e gjeneratës U 11 në Ligën për fëmijë-Perëndim.
Skuadra e Shkëndijës pas fitores së thellë kundër ekipit “Ylli” me rezultat 15:0 në hapjen e sezonit,sot ka shënuar një tjetër fitore të thellë kundër skuadrës së fortë “Dardanët ” me rezultat 8:2 duke marrë sigurtë kreun e tabelës informon Tetovasot.
Kjo gjeneratë ndër më të fortat që ka Shkëndija drejtohet nga treneri i mirënjohur Husein Kadriu dhe Ejup Sulejmani .Para pak muajsh ata ishin në një turne në Shqipëri duke u kthyer me trofeun e të parit duke mundur skuadrat elitare atje përfshirë Teutën e Durrësit,Elbasanin etj.
Shkëndija U 11 nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani në të gjitha përballjet.TS