Të premen që kaloi, në ambientet e FFM-së në Shkup u bë tërheqja e shortit për kampionatin e ri në futsall për sezonin e ri 2022/23. Sezoni i ri do të fillojë me 23 dhe 24 shtator dhe që në fillim do të kemi një superderbi mes Futsal Club Forca dhe Juventus Serava.
Kujtojmë që liga e parë edhe këtë sezon do të luhet me sistemin e Bergerit, me dhjetë ekipe dhe gjithsej 27 ndeshje për çdonjërën prej ekipeve pjesëmarrëse.
Sezoni i ri fillon me 23/24 shtator të këtij viti, ndërsa përfundon më 20/21 maj 2023./Open-TV.
Çiftet e javës së parë/23-24 shtator:
Crna Reka Kavadar-Karadaku Likovë
Forca Kumanovë-Juventus Serava Shkup
Arben Bajrami Shkup-Proekt Josifovo
Kegi Mebi Veles-Zhelezarec Shkup
Enhalon Strugë-Futsal Shkupi