Federata e Atletikës e Maqedonisë së Veriut shpalli atletët më të mirë për vitin 2023, duke bërë të ditur fituesit e këtij evenimenti, shkruan Open-TV.
Atletja shqiptare Drita Islami nga AK Rabotniçki për herë të dytë u shpall atlete më e mirë e vitit.
“Çmimi atletes së vitit në Maqedoninë e Veriut. Është një nder i madh të marr këtë çmim për herë të dytë! Më shumë se krenar me veten time për punën e palodhur gjatë vitit 2023 me shumë ulje-ngritje, por në krye dhe më shumë se i motivuar për Paris 2024. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Nuk do të isha këtu pa ju”, ka deklaruar mes tjerash Islami, kampione.
Tek meshkujt, Dario Ivanovski me meritë u shpall atlet më i mirë. Anëtari i AK Koraners pati një vit për t’u kujtuar me paraqitje dhe rekorde të shumta të suksesshme, ndër to spikat rekordi shtetëror në Maratonën e Valencias. (Open-TV)