Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftojnë se për momentin nuk ka shtetas tanë që janë paraqitur si të lënduar ose të plagosur nga shpërthimi në Stamboll. Shtojnë po e përcjellin me shqetësim të madh situatën pas eksplodimit të fundit tragjik në Stamboll, përcjell TV21. Nga MPJ thonë se Konsullata e Përgjithshme në Stamboll si dhe Ambasada në Ankara janë vënë në gjendje emergjence, ndërsa ftojnë qytetarët që të raportojnë rastet në numrat e telefonit.
“Ju njoftojmë se deri më tani nuk është regjistruar asnjë shtetas i yni që ka kërkuar ndihmë; Njëherë theksojmë se në rast nevoje eventuale për ndihmë, shtetasit tanë mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit: +905456149777 në Stamboll dhe +38975273732 në Shkup”, thonë nga MPJ.