27 dhjetor – Shqipe Misini është nxënëse e shkëlqyer e shkollës fillore komunale “Rilindja”-Llojan-Vaksincë. Ajo vijon mësimet në klasën e pestë dhe është shumë aktive. Shqpja është e lindur më 1 janar 2013. Ajo ka pasion të madh për muzikën dhe moderimin (gazetarinë). Rezultatet shumë të larta në mësime si dhe aktivitetet shkollore e jashtëshkollore janë pjesë e saj. Fitoret në disa gara shkollore e më gjerë e paraqesin si një nxënëse të përkushtuar dhe të talentuar.
Në një intervistë për portalin tonë Open-TV, Shqipja ka folur për gjysmëvjetorin në shkollë, pasionin për këngën, pjesëmarrjet nëpër festivale, ëndrrat e saja e të tjerë.
“Ky gjysmëvjetor ishte pak më ndryshe se viteve tjera, sepse ëndrat e mia që të këndoj para një publiku të tërë u realizuan. Gjithashtu në shkollë jam e përkushtuar pas mësimit”, e nis bisedën Shqipja për Open-TV.
Më pas ajo vazhdoi të zbuloj se si i lindi pasioni për këngën.
“Pasioni për muzikën më lindi, duke e dëgjuar motrën time, duke kënduar në shtëpi dhe në disa ahengje familjare. Gjithashtu edhe mami dhe tezja ime kanë zë shumë të mirë. Si duket e kam të trashëguar nga ato”, thotë ajo.
Shqipja tregon emocionet e saja kur kishte dalur për herë të parë para publikut.
“Unë për herë të parë para publikut jam paraqitur në klasën e parë. Shkolla jonë festonte përvjetorin kështu që me motrën time kënduam duet. Këtu dua t’a falënderoj mësuesen time, Idajete Demiri, e cila më propozoi që ta përfaqësoja shkollën në nivel komune-për festat e Nëntorit. Dhe, në një seleksionim para jurisë profesionale me profesorin e muzikës Mr. Florim Zulfiu mu mundësua të paraqitem para publikut. Në muajin nëntor isha edhe pjesmarrëse në festivalin për fëmijë ‘Ylberi’ në Shkup me këngën ‘Dua të këndoj’ , ku teksti dhe kompozimi është nga Mr. Florim Zulfiu”, thekson Shqipja.
Ajo ka një falënderim të vecant për paraqitjet e saja të suksesshme në skenën e muzikës.
“Falënderime të vecanta i takojnë xhaxhait im Menshir Misini dhe profesorit Florim që me besimin e madh që kishin tek une më bënin që të bëhem këmbëngulëse në atë që dua të arrij. Gjithashtu falënderoj të gjithë familjen time që më kanë qëndruar afër dhe më kanë përkrahur në cdo aspekt”, shtoi Shqpja.
Ajo në fund tregoi edhe për ëndrrat e saja.
“Si çdo fëmijë edhe unë kam ëndrrat e mia. Ajo që m’bizotëron është të shoh ç’do njeri të lumtur dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Endërroj që kur të rritem të bëhem mbështetëse për fëmijët e varfur-jetim. Dua që të gjithë fëmijët të jenë të njëjtë pa dallim gjinie. Kjo ëndërr bëhet realitet vetëm duke mësuar”, u shpreh ajo, duke zbuluar profesionin e së ardhmes.
“Profesioni im i preferuar që kur isha në kopsht ishte të bëhem një moderatore/gazetare. Kjo dëshirë vazhdon të jetë akoma prezentë tek unë, ndërsa muzika do të mbetet gjithmone hobi im i preferuar”, përfundoi nxënësja e talentuar Shqipe Misini./Open-TV/