Shkruan: Adriatik Kelmendi
Edhe një herë mësimi i njëjtë: shqiptarët e përçarë janë e zeza e vetvetes dhe e mira e kundërshtarëve.
Rezultati i zgjedhjeve të sotme në Maqedoni tregon se nëse do të kishte vetëm një kandidat shqiptar për president ai do të kalonte në raundin e dytë, përballë kandidatit maqedonas.
Kjo do të ishte edhe një arritje historike e shqiptarëve, ashtu siç u arrit edhe kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni.
Fatkeqësisht, jo të gjithë e panë drejt këtë shans të madh! U investua në përçarje, për çarje të shqiptarëve!
Mend për herë të tjera!