Një lajm i mirë ka ardhur për pacientët e qytetit të Kumanovës. Shtëpia e Shëndetit është pasuruar me dy karrige stomatologjike të teknologjisë më të fundit, përcjell Open-TV.
Faruk Alili, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, bën me dije se tashmë shërbimi mjekësor do të përmirësohet.
“Dy karrige stomatologjike të teknologjisë së fundit në Repartin e Stomatologjisë për përmërsimin e cilësisë dhe shërbimit dentar për fëmijët shkollorë. Investimi kap vlerën e mbi 360.000,00 denarë”, ka deklaruar ai.
Këto karrige do të vendosen në Repartin e Stomatologjisë tek Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë./ Open-TV.