Prej muajit të ardhshëm, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të paguajnë fatura më të shtrenjta për energji elektrike, për mesatarisht 7.4 përqind.
Njoftimin e bëri Komisioni rregullator për energjetikë këtë të mërkurë.
Shtrenjtimi apo pagesa do të jetë ndryshe për disa kategori të qytetarëve, varësisht nga niveli se sa harxhojnë, pasi me vendimin e fundit të Komisionit, ata qytetarë që do harxhojnë më shumë do paguajnë më shumë.
Shtrenjtimi i paralajmëruar ka shqetësuar qytetarët dhe opozitën, që ka akuzuar për keqmenaxhim të Qeverisë e cila nuk ka aktivizuar me kohë kapacitetet për prodhim vendor më të madh të energjisë.