Ishte nder të mirëpres Drejtoreshën e re të drejtorisë së përgjithshme të DHP-së,Elena Petrova. Me një eksperiencë shumëvjeçare në DHP, besoj se së bashku me punonjësit do të nxisë një atmosferë dinamike dhe do të realizojë procesin e reformës, modernizimin dhe dixhitalizimin e proceseve, në mënyrë që tatimpaguesit të marrin shërbime të shpejta, në kohë dhe do të përfitojë edhe ekonomia.
Gjatë kryerjes së detyrës si Zëvendës drejtor i DHP-së, kam pasur nderin të bashkëpunoj me profesionistë të lartë dhe gjatë gjithë procesit të punës kam pasur bashkëpunim konstruktiv me të gjithë punonjësit e DHP-së. Ju uroj të gjithëve në rradhë të parë shëndet dhe shumë suksese në planin privat dhe profesional.