Në Larnaca të Qipros, aty ku po mbahet kampionati europian i karatesë për kadet, junior dhe U21 ka ndidhur një skandal. Në fakt, dje gjatë ceremonisë së hapjes FKK-së nuk i është lejuar që të marrin pjesë si të barabartë me 48 shtete pjesëmarrëse, duke iu mohuar përdorimi i simboleve shtetërore.
Në shenjë pakënaqësie, karateistët e Republikës së Kosovës bojkotuan këtë aktivitet të madh sportiv.
FKK ka dal me një njoftim lidhur me këtë skandal, të cilin po ua publikojmë në tërësi pa ndërhyrje:
Njoftim.
Federata e Karatesë e Kosovës e përbërë nga 45 anëtarë tash e dy ditë gjindet në Larnaka të Qipros ku po mbahet “Kampionati Europian për Kadet, Junior dhe U21”.
Sot pas shumë përpjekjesh NUK u lejuam të marrim pjesë si të barabartë me 48 shtetet europiane pjesmarrëse në këtë kampionat zyrtar të EKF(Federata Europiane e Karatesë) meqenëse na u mohua e drejta për përfaqësim me simbolet shtetrore nga institucionet shtetrore tê Qipros.
Dëshprimi nga nënqmimi ndjehet fuqishëm tek të gjithë anëtarët e ekipit kombëtar dhe më gjërë.
Përgjatë kësaj periudhe kontakti i vazhdueshëm mes MKRS dhe FKK ka qenë intenziv dhe me qêndrim të përbashkë që të respektohet pjesmarrje e barabartë në evente sportive.
Për detajet do njoftoheni së shpejti.
Kosova mbi të gjitha
.
