Sonte nata e madhe e Beratit

Njoftohen besimtarët mysliman se sonte më 24 shkurt (e shtune) sipas kalendarit islam është Natë e Madhe “Nata e Beratit”
NATA E MADHE E BERATIT
Ndër netët e mëdha, të mira, të cilat janë të dalluara nga netët e tjera të vitit, e cila konsiderohet si nata e shpëtimit, e kërkimfaljes dhe e pendimit, është edhe “Nata e Beratit”.
“Berat” ka kuptimin “e pafajësisë”, “me u lirua nga ndonjë vështirësi a nga ndonjë bela”, “shpëtim nga ndonjë situatë e keqe”, “marrje e pafajësisë”.
Kjo natë e madhe, bie në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, që është muaji pararendës i Ramazanit. Ndryshe, quhet edhe Nata e gjysmës së Shabanit.
Në këtë natë, Allahu e cakton fatin e krijesave të gjalla për vitin tjetër. Natyrisht, fatin një krijese mund t’ia caktoj vetëm Ai i Cili edhe i ka dhënë jetën, Ai i Cili e ka krijuar. Kjo natë ua rikujton besimtarëve që të përgatiten sa ma shumë për pritjen sa më të mirë të muajit të Kuranit e të agjërimit, pra të përgatitën sa më mirë për Ramazan.
Të gjithë besimtarëve musliman urime nata e bekuar e BERATIT, me shpresë që perkushtimi juaj në adhurim të ju përgatis shpirterisht për muajin e bekuar të Ramazanit.
Lusim Allahun që të gjithë besimtarët kudo që gjinden t’i falë dhe ti mëshiroj.
May be an image of 4 people and text

Related Posts

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *