Sot edhe diaspora do të votoj për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, shkruan Open-TV.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, 2571 qytetarë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votimit.
Lutfi Ramani nga Austria, komisionier, deklaroi për Open-TV se edhe në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë ka nisur procesi i votimit.
Ai tha se në listë janë paraqitur 123 persona për të votuar. Ramani ka treguar se disa fletudhëzime për votuesit që ishin të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase, ka kërkaur që të jenë edhe në gjuhën shqipe, por nuk ka hasur në mirëkuptim.
“Po, fletëudhëzimet ishin të shkruara vetëm në gjuhën maqedonase dhe unë kërkova që të shkruhen edhe në shqip, gjë që nuk has në mirëkuptim, kështu që më pas u vendos që të hiqet fletudhëzimi që ishte shkruar vetëm në gjuhën maqedonase”, tregon për Open-TV, Lutfi Ramani, përfaqësues i VLEN për Austri.
Ndryshe, 191 anëtarë janë të deleguar nga KSHZ që të realizojnë procesin e votimit jashtë vendit nëpër përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë së Veriut. (Open-TV)