Shaban Memeti është futbollist i talentuar nga Kumanova, i cili para pak ditësh është angazhuar te Bashkimi, shkruan Open-TV.
Memeti dje ka pranuar ftesën nga Kombëtarja e Shqipërisë U-19. Në këtë mënyrë ai po trason rrugën e dajës së tij, Taulant Seferi, i cili është pjesë e Kombëtares shqiptare.
Memeti mezi e ka pritur ftesën. Madje, në një intervistë të paradokohshme për Open-TV pati deklaruar se ëndërron fanellën kuqezi dhe se do të shkojë rrugës së dajës së tij. Dhe, ja ëndrra po i bëhet realitet.
Memeti duhet të jetë në grumbullim treditor nga 05-07 shkurt 2024 në hotel “Tropikal Resort” në Durrës.
Lajmin për ftesën e Memetit e ka publikuar edhe faqa zyrtare e KF Bashkimi.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Përforcimi më i ri i Kf Bashkimi 1947 sapo mori ftesë zyrtare nga FSHF
Ja qka thuhet në te
Pershendetje,
Uroj te jeni mire!
Nepermjet ketij email ju njoftoj qe ekipi Kombetar i Shqiperise U19 do te zhvilloj nje grumbullim 3 ditor dt.05-07.02.2024 ne Hotel “Tropikal Resort” ne Durres.
Lojtari Shaban Memeti eshte perzgjedhur per te qene pjese e ketij grumbullimi.
Ju lutem kerkojme nga ana juaj lejen per lojtarin ne menyre qe te jete pjese e ekipit ne kete grumbullim 3 ditor.
Faleminderit per bashkepunimin!
Sajdi Gashi – Menaxher i ekipit Kombetar te Shqiperise U19
#veçbashkimi 🖤💚