Makedonija Gjorçe Petrov është duke menduar për të ardhmen e saj. Kjo skuadër sot ka nënshkruar me talentin e madh të shkollës së vet, Altin Aliji.
Ai do të jetë anëtar i ri i “luanëve” të Gjorçe Petrovit në katër vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për një futbollist të ri dhe me perspektivë, i cili është golashënuesi më i mirë i ligës së kadetëve me 14 gola dhe një nga lojtarët e rinj më të mirë në Maqedoni.
Sulmuesi 16-vjeçar tashmë debutoi me ekipin e parë dhe ishte pjesë e përgatitjeve në Kroaci dhe Turqi, ku shënoi një gol. Për Kombëtaren e Maqedonisë deri në 17 vjeç ka 6 paraqitje dhe ka shënuar një gol.