Shkruan: ETEM XHELADINI
Duke nisur nga viti 1987/88, me rezistencën e kumanovarëve e popullatës së Karadakut të Likovës në mbrojtje të Arsimit Shqip dhe kauzës Kombëtare me aktivitetet e shumta si në brojtje të paraleleve me rastin e mbylljeve të tyre nga pushteti maqedonë i kohës, ndihma humanitare që ju ofrua vëllezërve në R.Kosovës pas suprimimit të autonomosë deri 1990, si me themelimin e Shoqarës Humanitare “Nënë Tereza”, hapjen e paraleleve të Gjimnazit me mësim në gjuhën shqipe pa pëlqimin e pushtetit më 7 tetor 1991, hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollat e mesme Ekonomike, Teknike, Bujqësisë nga 1993-1995, paraleleve të shkollës mesme të Medicinës në kuadër të shkollës mesme Teknike më 2003, hapjes së paraleleve të shkollës fillore të muzikës, 2014, hapjes së Fakultetit të “AB” 2008, mbështetja që ju dha UT-ës matrialisht, po edhe protestave e demonstrata për legalizimin e UT nga 1994 deri 2004, mbështetja që ju dha celulave te para te UCK-së nga 1993/ 2002, etj.
Strukturat e veprimtarëve dhe aktivistëve të këtyre kohrave u dekonspiruan, e shumë prej tyre mbetën të zhgënjyer nga ajo që pritën, e vazhdojnë të zhgënjehen deri më sot nga politikëbërsit dhe pushtetarët që na përfaqësuan.
Se këto zhgënjime kanë vend, dëshmojnë padrejtësit që ju bënë një pjese të veorimtarëve dhe aktivistëve që u burgosen, një pjesë që kaloi në arrati.
Poashtu një pjesë ju nënështruan proceseve të montuara: si me rastin e të burgosurve gjatë mbylljes së paraleleve për rezistencën për mos tu mbyllur këto paralele, burgosjen e shumë veprimtarëve, aktivistëve humanitar, burgosjet me rastet e montuar të Sopotit, Kumanovës, procesis të montuar në lagjën e Trimave më 2015, e shumë rasteve tjera që janë të burgosur me burg të përjetshëm pa fije faji, e ka prej tyre që tani nuk janë të gjallë, si rasti i Rexhail Qerimit.
Sot falë kësaj sakrifice paralelet dhe shkollat e mesme janë legale, të mëvetsuara, Fakulteti i akredituar, legale dhe çdo vitë rriten paralelet në shkollën fillore të muzikës, kemi objektet e shkollave të mesme dhe Fakultetit, gjuha shqipe në përdorim, flamuri shqiptar në përdorim dhe shumë avansime të tjera që ne i ënderronim, por ende në nivelin të cilinë e dëshironin.
Falenderojmë dhe jemi mirënjohës gjithë atyre që kontribuan në grumbullimin e Arkivit, si dhe botimin e shumë librave që dëshmojnë historikun e rritave të këtyre institucioneve dhe atyre që sakrifikuan për avansimin e të drejtave të shqiptarëve me botimet e tyre personale si: prof.Tefik Jahiut, prof.Agim Rushitit e Ibrahim Islami, Dr.Minir Ademi, Dr. Sevdail Demirit, Dr. Naim Alimit, Mr.Vaxhid Sejdiut, z. Idriz Sinanit, prof.Nehat Jahiut, prof.Etem Xheladini (qe me rreth 2770 artikuj gazetash, e 1175 faqe matriale të dokumentuara që ju dërguar në Arkivin shtetror) e tjer, që na sjellin kujtimet e atyre viteve, që për ne dhe familjet e veprimtarëve e aktivistëve tjerë që kontribuan për kauzën Kombëtare kanë qenë shumë të rënda, por për rininë tonë janë një thesar i çmuar.
Të dashur vëllezër dhe motra, ndoshta vuajtjet ende vazhdojnë, por ne duhet të jemi mirënjohës të gjithë atyre veprimtarëve që me sakrificën e tyre ne arritëm këtu ku jemi, por kuptohet se ne duhet vazhduar në realizimin e amanetit të tyre!
Lavdi të rënëve, veprimtarëve dheatyre që kontribuan !