Më 24 maj (e mërkurë) 2023 në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës familja Zymberi do të përkujtojë 10 martirët e tyre, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë konfliktit të vitit 2001, mes forcave policoro-ushtarake maqedonase dhe UÇK-së, shkruan Open-TV.
Më këtë rast familja Zymberi i ftonë të gjitha motrat dhe vëllezërit shqiptarë që të nderojnë 10 martirët e Familjes Zymberi në Sllupçan me fillim prej orës 15:00.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar vëllezër e motra Shqiptare, ju njoftoj se me datë 24 maj 2023 në ora 15.00 në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan do të përkujtojmë 10 martirët e FAMILJES ZYMBERI të vrarë gjatë luftës së viti 2001.
NËSE HARRONI TË KALUARËN DO TË JU PËRSËRITET NË TË ARDHMEN.
Mirëse vini. (Open-TV)