PLAYOFF MODE ON
Rrugëtimi drejt suksesit tashmë është një e vërtetë. Pas shumë viteve punë, përkushtim, sakrificë, lodhje, pagjumsi, diskriminime, kurthe, PROJEKTI që imagjinonte çdo njeri tashmë ështe një REALITET i pamohushëm.
ÇAIRI JONË tejkaloi pengesa shumëvjeçare dhe në fund na gëzoi me PLAYOFF-in. PLAYOFF-i ky i ëndërruar nga i madh e i vogël, PLAYOFF-i i historisë, ku të SHTUNËN ndeshemi në qerekfinalen e ligës më elitare vendore apo ndryshe SUPERLIGA e RMV’së në basketboll me klubin KK TFT.
FAMILJARË, MIQ, PËRKRAHËS, PUBLIK, TIFOZ të klubit, këto suksese i aritëm
së bashku ,ku ju ishit SHTYLLA E EKIPIT apo LOJTARI I GJASHTË. , Palestra “Shaban Tërstena” ngelet ankth i kundërshtarëve, e gjithë kjo falë ATMOSFERËS dhe FRYMËS që i dhuroni ekipit.
Prandaj DITA ERDHI:
NË SHTËPINË TONË,
NË SALLËN “Shaban Tërstena”
TË SHTUNËN(06.04) në ora: 20:30
ta vërshojmë palestrën
ta përkrahim ÇAIRIN TONË,
ti dhurojmë ENERGJIN E FITORES,
të bëhemi pjesë e HISTORISË dhe BASHKARISHT TA FESTOJMË FITOREN
EAGLES FLYING HIGH