Një tërmet me magnitudë tre të shkallës Rihter është regjistruar sote 72 kilometra në lindje të Shkupit.
Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik të Fakultetit Shkencë-Matematikor në Shkup, zona epiqendrore e tërmetit është St. Nikollë-Shtip.
Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shtipit dhe rrethinave të tij, raportojnë mediat e Shkupit. Tërmeti ka ndodhur mbrëmë tre orë pas mesnate.