Tifozët maqedonas kanë qenë gjithmonë një motiv plus për hendbollistet e repreentacionit në garat e mëdha, shkruan portali sportiv maqedonas “sportmedia.mk”.
Ata kishin udhëtuar në masë të madhe edhe në Krakov për të mbështetur lojtarët, por padyshim paraqitjet e zhgënjyese dhe rezultatet e këqija ishin parakusht edhe për incidente të papritura në tribunat e “Tauron Arena”.
Një incident i keq ka ndodhur edhe sot gjatë ndeshjes me Argjentinën, kur mes tifozëve maqedonas kanë fluturuar grushta dhe shkelma…
Foto: Sportmedia.mk