• Impressum
  • Na Kontaktoni
April 2, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Tragjedia në Bullgari, familjarët e viktimave mund të ngrenë padi

January 30, 2022
in Maqedoni
Aksidenti tragjik në Bullgari, përfundon grumbullimi i dëshmive
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria bullgare për tragjedinë me autobusin e “Besa Trans”, familjarët e viktimave mund të ngritin padi, por edhe t’i shqyrtojë dokumentet e Prokurorisë bullgare, thotë Kryeprokurori, Ljubomir Joveski në intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Ata gjithashtu kanë mundësi të paraqesin padi civile për dëmshpërblim pranë organeve kompetente të Republikës së Bullgarisë. Ne ende nuk e kemi pranuar kërkesën nga organet kompetente të Republikës së Bullgarisë, por gojarisht jam informuar se kanë dërguar kërkesë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i dëgjojnë përfaqësuesit e udhëtarëve tani të ndjerë nëse duan të kenë qasje në rastin konkret dhe nëse duan të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit të Prokurorisë në Bullgari”, deklaroi Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Shtetit.

I pyetur se deri ku është Prokuroria e Maqedonisë me procedurën para-hetimore për funksionimin e “Besa Trasit”, Joveski tha se Prokuroria Publike ka hapur hetim paralel me rastin në Bullgari. Prokuroria është ende duke kontrolluar mënyrën se si ka funksionuar Besa Trans, si dhe mënyrën si është bërë servisimi i autobusit të djegur. Joveski siguron se pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu është i kapshëm për organet.

“Nga informacionet që unë kam, ai është në dispozicion të Prokurorisë dhe nga avokati i tij, poashtu edhe nga i akuzuari kanë dhënë pëlqim se dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti tragjik”, tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Shtetit.

Autobusi Besa Trans ka kaluar kufirin gjithsej 135 herë pa lejet e duhura. Autobusi është servisuar më 5 tetor në qendrën e kontrollit teknik “VIA Komerc Xhemal”, ndonëse gushtin e kaluar, pjesëtarët e MPB-së konstatuan se qendra teknike ka punuar jashtë rregullave. Për këtë është njoftuar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, i cili tre ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 45 persona e nënshkroi vendimin për ndalimin e përkohshëm të punës së “VIA Comerce”. Ministri nuk është përgjigjur pse nuk e ka nënshkruar vendimin për ndalim të përkohshëm të punës tre muaj më parë, kur janë konstatuar parregullsitë./Alsat.mk

Related Posts

Taravari ia fikë dritat Besës në Gostivar
Maqedoni

Taravari ia fikë dritat Besës në Gostivar

April 1, 2023
Izet Mexhiti, Ali Ahmetit: Mos na dëgjo neve, dëgjoje popullin! Nuk e do populli Artanin!
Maqedoni

“Grupi i Zjarrit”: Nga sot do të funksionojmë si fraksion brenda BDI-së!

April 1, 2023
Skandal / Nxënësit shqiptarë të Çashkës detyrohen të mësojnë në gjuhën maqedone!
Maqedoni

Skandal / Nxënësit shqiptarë të Çashkës detyrohen të mësojnë në gjuhën maqedone!

April 1, 2023
Blerim Bexheti pa dashje tregon se do të formojnë parti (Video)
Maqedoni

Blerim Bexheti pa dashje tregon se do të formojnë parti (Video)

April 1, 2023
Bilall Kasami e falë namazin e Taravisë me banorët e Pirokut
Maqedoni

Bilall Kasami e falë namazin e Taravisë me banorët e Pirokut

April 1, 2023
Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes Kosovë- Serbi?
Maqedoni

VIDEO/ Osmani: Politikanët duhet të jenë të fundit në listën e qytetarëve që duhet të kenë rritje të pagave

April 1, 2023
Next Post
Krimet e UDB-së në Likovë të Kumanovës

Krimet e UDB-së në Likovë të Kumanovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK