Klubi i karatesë Shkupi sot ka marrë pjesë në turneun “Nikolla Grdanovski-Nike” në Shkup, përcjell Open-TV.
Në këto gara ata kanë fituar gjashtë medalje nga gjashtë garues, prej tyre tyre: 3 të arta, 2 të argjendta dhe një të bronztë.
Me medalje të arta u stolisën: Iman Lata, Rabije Ramadani dhe Lijana Rexhallari, me të argjendta u nderuan: Blina Limani dhe Habibe Lata, ndërsa me medalje të brozntë u stolisë: Shkurte Elezi.
“Jam i kënaqur me këto rezulate që i arritëm sot. Në këto gara morëm pjesë me gjashtë garues, ku me pesë prej tyre arritëm në finale. Mund të them se na kishin munguar garat, shkaku u kufizimeve dhe shkaqeve të tjera objektive. Pas përfundimit të masave kufizuese të pandemisë dhe pas pushimeve verore sot ishte një rikthim i fuqishëm dhe një ditë korrje e medaljeve për klubin e zemrës. Ndryshe, kemi ekip të mirë dhe ambicioz, me shumë punë dhe me ndihmën e Zotit shpresojmë ti gëzojmë me rezultate si këto sot”, deklaroi trajneri i klubit Sabri Ramadani./Open-TV.