Ajaz Emini, Ajaz veprimtar i njohur shqiptar nga fshati Llojani i Kumanovës, i cili jeton dhe vepron në SHBA, përmes facebook-ut ka dhënë lajmin e mirë për komunitetin shqiptar në SHBA, shkruan OPEN TV.
Postimi i plotë:
Familja e Bajram Demës nga Llojani i Kumanovës sot po feston me ceremonin e diplomimit në studimet e larta, të 3 vajzave gjatë këtij semestri pranveror 2023 në Cleveland të SHBA’s.
Motrat; Vanesa Master of Science in Physician Associate Studies, Qendresa Master of Health Care Management dhe kusherira Liridona në Inxhinjerinë Kimike.
Ndjehemi krenar dhe mburremi e gjithë familja me suksesin tuaj te arritur gjerë më tani.
URIME DIPLOMIMIN, ME JETË TË GJATË TË LUMTUR DHE SHUMĒ SUKSESE NË TË ARDHMEN!
Sukseset mos ju ndalshin as njëherë, ky qoft vetëm fillimi i një kapitulli të ri të sukseseve tuaja!
Me shumë respekt familja juaj Emini-Demiri.