• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 21, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Bota

Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani

January 15, 2022
in Bota
Trupat ruse tërhiqen nga Kazakistani
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se trupat që u vendosën në Kazakistan gjersa demonstratat e dhunshme tronditën vendin janë kthyer në shtëpi.

Trupat ishin pjesë e një force të dërguar si paqeruajtëse nga Organizata e Sigurisë së Traktatit Kolektiv, një aleancë e udhëhequr nga Rusia që përfshin gjashtë shtete ish-sovjetike.

CSTO miratoi forcën prej më shumë se 2,000 vetash më 5 janar me kërkesë të presidentit kazak Kassim-Jomart Tokajev.

Demonstratat nisën më 2 janar për të protestuar kundër rritjes së madhe të çmimeve të karburantit.

Ato u përhapën me shpejtësi në mbarë vendin dhe brenda disa ditësh kaluan në dhunë. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare dhe u vunë flakën atyre dhe dhjetëra njerëz u vranë në përleshjet me forcat e sigurisë së vendit.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën (15 janar) se të gjithë avionët e saj me trupa paqeruajtëse ishin kthyer. Nuk ishte e qartë nëse trupat nga vendet e tjera të CSTO mbeten në Kazakistan.

Numri i personave të vrarë në protestat në Kazakistan vazhdon të jetë i paqartë. Edhe pse zyrtarët kanë thënë se numri i viktimave është 164, Toqaev ka thënë se qindra civilë dhe forca të sigurisë janë vrarë ose plagosur.

Presidenti kazak ka pretenduar se “terroristët e trajnuar jashtë vendit” ishin pas protestave, të cilat, sipas tij, kishin për qëllim rrëzimin e Qeverisë.

Por, analistët thonë se protestat janë më shumë një betejë për pushtet ndërmjet presidentit dhe mbështetësve të Nazarbaevit, i cili vazhdon të jetë figurë e fuqishme në vend, edhe pse u tërhoq nga udhëheqja e vendit më 2019.

Pasi shkarkoi Qeverinë, Toqaev e hoqi Nazarbaevin nga kreu i Këshillit për Siguri Kombëtare, një pozitë e fuqishme në Kazakistan.

Toqaev po ashtu ka shkarkuar kreun e Komitetit për Siguri Kombëtare, Karim Masimov, që është një aleat i kamotshëm i Nazarbaevit. Masimov është arrestuar nën akuzat për tradhti të lartë.

Edhe zyrtarë të tjerë të sigurisë janë ndaluar nga autoritetet kazake.

Toqaev ka tentuar që të sigurojë qytetarët se po punon drejt stabilitetit ekonomik, duke urdhëruar Bankën Qendrore dhe agjencinë për rregullativa financiare që të sigurohen për stabilitetin e tregut të këmbimit valutor, me qëllim që të ngrihet besimi ndaj monedhës kombëtare, tenge./R.E.L

Related Posts

Ngarje e rëndë në Zvicër, shqiptari vret shqiptarin!
Bota

Tragjedi në Zvicër, burri vret gruan dhe tre vajzat e tij, më pas veten

March 12, 2023
Dy nxënës nga Maqedonia e Veriut të lënduar në tërmetin në Turqi
Bota

Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga tërmetet në Turqi e Siri

February 25, 2023
Ambasadori ukrainas në Beograd lëshon alarmin: Putini tha se pas luftës do të merret me Kosovën
Bota

Ambasadori ukrainas në Beograd lëshon alarmin: Putini tha se pas luftës do të merret me Kosovën

February 23, 2023
Sërish sulme në Gaza/ Pas sulmeve me raketa Izraeli kundërpërgjigjet me avionë
Bota

Sërish sulme në Gaza/ Pas sulmeve me raketa Izraeli kundërpërgjigjet me avionë

February 23, 2023
Tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallë sipas Rihterit ka goditur Taxhikistanin
Bota

Tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallë sipas Rihterit ka goditur Taxhikistanin

February 23, 2023
Paralajmërimi i frikshëm nga gjeoshkencëtari, Hataji e çliroi energjinë, rradhën e ka Stambolli
Bota

Paralajmërimi i frikshëm nga gjeoshkencëtari, Hataji e çliroi energjinë, rradhën e ka Stambolli

February 21, 2023
Next Post
Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zona me rrezik të lartë

Gjermania shpall Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zona me rrezik të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK