Ramadan dhe Imer Azizi, dy vëllezër nga Kumanova, ish ushtartë të dy luftërave të UÇK-së, më në fund janë pajisur me shtetësi, përcjell Open-TV.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Televizionit Alsat, Adrian Kerimi, përmes një postimi në Faceebook.
“Urime 28 Nëntori ushtar i Koshares. Ta gëzosh shtetësinë pas 40 viteve sakrificë si pasojë e idealit. Mirë se vini në jetë vëllezërit Azizi”, ka shkruar Kerimi.
Javën e kaluar Alsat kishte raportuar se për 40 vite që jetojnë në Kumanovë vëllezërit Ramadan dhe Imer Azizi nuk kanë pasur shtetësi, por tani pas kronikës së tyre kanë fituar statusin shtetas të RMV-së.
Në procedurë për të fituar këtë të drejtë janë edhe motrat e tyre të lindura dhe rritura në Kumanovë./Open-TV/