Skuadra e Vardarit nga Shkupi pësoi humbje në fundjavë nga Teteksi i Tetovës me rezultat 2-1, duke i humbur shanset për kualifikim direktë në Ligën e Parë. Por, me ndodhitë në atë ndeshje, sidomos me golat e shënuar nga Teteksi, ka mbetur i habitur komentatori i Sport Klub, i cili sikur nuk besonte se çka po ndodh në fushën e lojës.
“…dicka e habitshme po ndodh këtu. E pabesueshme se si Vardari përnjëherë filloi të luaj dobët, nuk e di çka t’ju them…minuta e 54-të Teteksi po udhëheq 2-1. Lojë e habitshme e Vardarit në fazën e fundit të mbrojtjtes. Nuk po dua të them se po tolerojnë…të shohim se si do të shkoj deri në fund. Shikojeni reagimin e portierit e Vardarit. Vërtetë ishte gjuajte e mirë e Bogdanovskit, por kjo ka mundur të mbrohet, së paku të përpiqet”, kanë qenë fjalët e komentatorit të Sport Klub.
Dy xhiro para fundit të kampionatit të Ligës së Dytë, Vardari tani është i treti në tabelë dhe sipas të gjitha gjasave do të luaj në balotazh për inkuadrim në Ligën e Parë, kurse Teteksi do të luftojë për mbijetesë. (Open-TV)