Max Verstappen me Red Bull ishte më i shpejti në pistën e Imola (Itali) pas përfundimit të dy sesioneve të para, duke siguruar kështu “pole” për garën sprint që do të zhvillohet ditën e shtunë.
Piloti holandez la pas kryesuesin e botërorit, Charles Leclerc me Ferrari, që do ta nisin garën sprint nga vija e parë.
Vija e dytë e nisjes është një surprizë, me Lando Norris (McLaren) dhe kevin Magnuszsen (Haas). Vetëm i 13-ti Lewis Hamilton me Mercedes, një vend pas Mick Schumacher.
Në vendin e 10-të do ta nisë garën sprint makina tjetër Ferrari e Carlos Sainz, ndërsa i shtati Sergio Perez me Red Bull.