Zëdhënësi i ASh-së Arben Zeqiri ne emisionin Argument në TVM2 ka deklaruar se ASh do të jetë gjithsesi në qeveri qoftë tani, qoftë pas zgjedhjeve të parakohshme parlametare, pasi sipas tij anketat nxjerrin ASh-në dhe Lëvizjen Besa si fitues të zgjedhjeve të ardhshme. Ai madje tha se si subjekt partiak me shumë do tu konvenonte të qëndrojnë në opozitë, por per hir të procesit eurointegries po shqyrtojnë kyçjen në qeveri.