Shefi i Diplomacisë së vendit, Bujar Osmani në takimin e sotëm me qytetarë ka përmbyll fjalimin me takimin e të shtunës në Ohër (dialogu Kosovë- Serbi). Ai tha se e shtuna ishte dita kur është ndje më krenarë se kurdo në jetë që është pjesë e BDI-së dhe se është përkrah Ali Ahmetit.
Cka është e përbashkët për çështjen e Kosovës, NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë? Një gjë është e përbashkët, dhe besoj se gjithë e dini. Është Ali Ahmeti! Prandaj ishte aty për të qenë inkurajues, nëpërmes shembullit të vet, për të marr vendime largpamëse. Dhe, nga ajo fjali e tij, drejtuar delegacionit të Kosovës, se kjo ditë është dita më e rëndësishme për të gjithë ne dhe kur të futeni atje në sallë ta dini se ne na keni mbrapa. Është fjalia që më ka rrëqeth dhe do të mbetet në kujtimet e mia, për rolin e Ali Ahmetit në këto procese të vështira.
Osmani ka kujtuar se Ali Ahmeti ka përmbyllur kapitullin e parë, duke rrumbullakuar barazinë në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq tashmë ka hapur kapitullin e dytë, që është cilësia e jetës dhe se tani është koha për BE.